Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. UV indeksi do të ketë vlerën 6.
Temperatura do të lëvizë prej 21 deri 32 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura do të arrijë deri 30 gradë.
Pason periudha e motit me diell, me mëngjese të freskëta, ndërsa gjatë ditës do të jetë më nxehtë. Gjatë fundjavës temperaturat e ditës çdokund do të jenë mbi mesataren.