Moti sot në Maqedoni

Kryesore | Publikuar më 14.01.2018 në ora 09:47

Moti sot në Maqedoni do të jetë i vrënët, kurse priten të reshura lokale të shiut, si edhe borës në vendet malore, si në lindje, ashtu edhe në perëndim të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë pasditës pritet shtimi i të reshurave, ndërkaq dëborë pritet edhe nëpër lugina. Temperatura do të lëvizë nga 1°C e deri më 7°C.

Në Shkup dhe rrethinë moti pritet të jetë i ngjashëm, kurse temperatura do të arrij deri 5°C.