Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar ndaj deklaratave të Sindikatës së Pavarur të Policisë (SPP), në lidhje me të punësuarit në këtë ministri.
MPB-ja demanton pohimet e këtij Sindikati, për gjoja mbi 200 të punësuar që nuk u është paguar sigurimi shëndetësor.
Më herët SPP-ja deklaroi se ka të punësuar që nuk u është paguar sigurimi shëndetësor, duke shtuar se për këtë gjë kanë reaguar në organet përkatëse. Ata kërkuan edhe takim, ose së paku bisedë telefonime me ministrin e MPB-së.
“Lidhur me deklaratën e sotme për shtyp nga Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Ministria e Brendshme demanton deklaratën se 200 punonjësve të policisë nuk u është paguar sigurimi shëndetësor”, thuhet në deklaratën e MPB-së.
Paraprakisht, kryetari i SPP-së, Goce Dellçev kërkoi nga MPB-ja që përmes aktit me shkrim të deklarohet për të dhënën deri tek e cila ka ardhur SPP se mbi 220 të punësuar në polici nuk kanë sigurim shëndetësor.