Ish ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski ballafaqohet me padi të re penale. Përveç aktakuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare të cilën e ngriti Specialja, policia do t’i parashtrojë padi penale sepse i ka zvogëluar autorizimet e tij derisa ai ka qenë në këtë pozitë. Jozyrtarisht ai e ka keqpërdorur pozitën e tij si ndihmës i ministrit në Sektorin për punë të përbashkëta dhe të përgjithshme dhe ka nënshkruar kontratë të dëmshme për mirëmbajtjen e sistemit për komunikime. Bëhet fjalë për furnizim publik në vlerë prej rreth 2 milionë eurosh të lidhur me një kompani të huaj. Ndryshe, Popovski sot nuk erdhi në gjykatë për t’u gjykuar për rastin “300”, ku akuzohet për keqpërdorime gjatë furnizimit të policisë me automjete. Seanca gjyqësore u shty për 27 nëntor, ndërsa avokatët në gjykatë dorëzuan dokumente mjekësore dhe vërtetim mjekësor se ai është i sëmurë. Prokurorja speciale, Fatime Fetai edhe sot kërkoi që vërtetimet mjekësore të shqyrtohen nga ekspertë dhe të vërtetohet nëse Gjoko Popovski vërtetë nuk është në gjendje të vijë në gjykatë. Prokuroria speciale e akuzon atë se me furnizimin me 300 automjete për policinë, e ka dëmtuar buxhetin me thuajse gjysmë milion euro. Ndonëse Specialja për Gjoko Popovskin kërkoi paraburgim, atij iu shqiptua masë më e butë, gjegjësisht vetëm ju morë pasaporta.
Data 24.04.2024
Aktuale
- Ndërpritet votimi në një vendvotim në Maqedoninë e V., dyshohet për keqpërdorime
- 61-vjeçari nga Shkupi raporton në polici se mbesa e tij e mitur ishte përdhunuar nga një person
- Santiana e tepron me fotoshop, ndjekësit ia nxjerrin në pah dallimin
- KSHZ: 35.89 % votuan deri në ora 15:00
- Mbyllet vendvotimi 1075 në Gjimnazin e Kumanovës, shkaku i problemeve teknike
- Arrestohet deputeti i pavarur grek, Konstantinos Floros
- Dalja në votime deri në orën 15 është 35,9%, për 7% më shumë se në vitin 2019
- Kryetarët e komunave në Maqedoni kanë shumë pak kompetenca