Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë çmimin për vepër jetësore “Kërste Petkov Misirkov” ia ndau fotoreporterit të portalit “Sakam da kazham”, Gjorgji Liçovski.
Çmimi për gazetari më të mirë hulumtuese “Jashar Erebara”, në solemnitetin e mbrëmshëm në Klubin e gazetarëve, iu nda gazetarit Vllado Apostollov nga BIRN.
Çmim të veçantë nga SHGM-ja mori gazetari i TV Shenja, Mefail Ismaili për kronikën e tij “Si deputetët i vjedhin paratë e qytetarëve”. SHGM i ndau këto çmime në shënimin e 71 vjetorit të ekzistimit.