Bashkësia ndërkombëtare për herë të fundit ia ka tërhequr vërejtjen udhëheqësisë së BDI-së që të ndërprejë “lojërat e fshehta” me kreun e VMRO-DPMNE-së, e që për qëllim kanë të pengojnë formimin e qeverisë së re. Bëhet fjalë për paralajmërimin më serioz deri tani, sepse përveç nga diplomatët perëndimorë në Shkup, udhëheqësve të BDI-së, ua kanë “tërhequr veshin” edhe disa diplomatë të rangut të lartë nga Brukseli dhe Uashingtoni. “Edhe pse udhëheqësia e BDI-së deklarohet për tejkalim sa më të shpejtë të krizës, falë sjelljes joserioze dhe vasale të këtij subjekti ndaj VMRO-DMNE-së, nuk po mund të formohet qeveria e re”, kanë thënë burime diplomatike për Almakos, duke dëshiruar të mbeten anonime. Pas këtyre paralajmërimeve nga ndërkombëtarët, pritet që BDI këtë javë të tërhiqet nga lojërat e fshehta dhe me këtë të debllokohet formimi i qeverisë. Në rast se nuk ndodhë kjo, me lojërat për të penguar konstituimin e Kuvendit gjatë kësaj jave dhe formimin e qeverisë, nuk përjashtohet mundësia që diplomatët të fillojnë të denoncojnë me emër dhe mbiemër funksionarët e BDI-së që të kyçura në skenarin për pengimin e formimit të qeverisë së re. Fillimisht Bujar Omani, e më pas edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti kanë paralajmëruar se kriza aktuale mund të zgjasë katër vitet e ardhshme. Këto deklarata, nga diplomatët perëndimorë janë vlerësuar si tentim për të zgjatur sa më tepër që është e mundshme jetën e Gruevskit në politikë, respektivisht për të penguar formimin e një qeverie të re reformiste. Ndryshe si qendra ku zhvillohen takimet e fshehta mes funksionarëve të VMRO-së dhe BDI-së, sipas burimeve diplomatike, janë një hotel në qendër të Shkupit dhe një tjetër në Mavrovë./Almakos
Data 25.04.2024
Aktuale
- Qoku: Ne do fitojmë, sepse nijetin e kemi të mirë!
- Sela: Arben, kthehu tani në profesionin e mjekut
- Numërohen 100% e votave në komunë e Bogovinës
- Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas
- Kovaçevski: Është e qartë se njerëzit na ndëshkuan, presim rezultate më të mira në raundin e dytë
- Pas Kiarës, Luizi bën urimin e veçantë për Nëna Letën
- Mickoski: Urova Taravarin për rezultatin, të mos lejojmë BDI në rrethinë e dytë të bëj rezultat të mirë
- Pendarovski: Vazhdojmë garën, fillojmë nga zero