Bashkësia ndërkombëtare për herë të fundit ia ka tërhequr vërejtjen udhëheqësisë së BDI-së që të ndërprejë “lojërat e fshehta” me kreun e VMRO-DPMNE-së, e që për qëllim kanë të pengojnë formimin e qeverisë së re. Bëhet fjalë për paralajmërimin më serioz deri tani, sepse përveç nga diplomatët perëndimorë në Shkup, udhëheqësve të BDI-së, ua kanë “tërhequr veshin” edhe disa diplomatë të rangut të lartë nga Brukseli dhe Uashingtoni. “Edhe pse udhëheqësia e BDI-së deklarohet për tejkalim sa më të shpejtë të krizës, falë sjelljes joserioze dhe vasale të këtij subjekti ndaj VMRO-DMNE-së, nuk po mund të formohet qeveria e re”, kanë thënë burime diplomatike për Almakos, duke dëshiruar të mbeten anonime. Pas këtyre paralajmërimeve nga ndërkombëtarët, pritet që BDI këtë javë të tërhiqet nga lojërat e fshehta dhe me këtë të debllokohet formimi i qeverisë. Në rast se nuk ndodhë kjo, me lojërat për të penguar konstituimin e Kuvendit gjatë kësaj jave dhe formimin e qeverisë, nuk përjashtohet mundësia që diplomatët të fillojnë të denoncojnë me emër dhe mbiemër funksionarët e BDI-së që të kyçura në skenarin për pengimin e formimit të qeverisë së re. Fillimisht Bujar Omani, e më pas edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti kanë paralajmëruar se kriza aktuale mund të zgjasë katër vitet e ardhshme. Këto deklarata, nga diplomatët perëndimorë janë vlerësuar si tentim për të zgjatur sa më tepër që është e mundshme jetën e Gruevskit në politikë, respektivisht për të penguar formimin e një qeverie të re reformiste. Ndryshe si qendra ku zhvillohen takimet e fshehta mes funksionarëve të VMRO-së dhe BDI-së, sipas burimeve diplomatike, janë një hotel në qendër të Shkupit dhe një tjetër në Mavrovë./Almakos
Data 19.04.2024
Aktuale
- PP dhe Lista e Pavarur “Për të rinjtë”, premtojnë ndryshime sistematike në të gjitha fushat
- BE: Themelimi i Asociacionit është urgjencë, dështimi nënkupton pasoja
- Rigjykimi për fajde, Apeli ndryshon vendimin e Themelores vetëm në pjesën e konfiskimit dhe detyrimit për kompensimin e të dëmtuarit
- VLEN: Qytetarët po detyrohen të marrin pjesë në tubimet e Frontit Evropian
- Osmani me plan konkret veprimi për rritje të qëndrueshme ekonomike në Maqedoninë e Veriut
- Sela: Fronti Europian është barriera kryesore që do tu thotë stop skenareve për regresin dhe destabilizimin e vendit
- Toshkovski: Është ndaluar edhe një tjetër person për vjedhjen e një marketi në Shkup
- Mashtrohet 68 vjeçari nga Tetova nga një person prej Shkupi me shitjen e pronave dhe pasurive të patundshme