Ka ndërruar jetë njëri prej të lënduarve rëndë në aksidentin e djeshëm në autostradën Shkup-Veles. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari përmes profilit të tij të Facebook-ut tha informacione se në spitalet në Shkup dhe në Veles janë pranuar gjithsej 27 pacientë të lënduar nga autobusi i përmbysur.
“Në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike Shën Naumi i Ohrit janë pranuar gjashtë persona prej të cilëve vetëm një person në moshë është në shok dhomë por në gjendje stabile, gjithë pacientët e tjerë janë jashtë rrezikut për jetë. Në spitalin e përgjithshëm në Veles janë pranuar katër pacient dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Në klinikën Nënë Tereza janë sjellë 17 pacient prej të cilëve 4 në Karil një pacient me gjakderdhje abdominale, një me lëndim dhe dy me lëndime më të lehta. Për fat të keq një i aksidentuar nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur”, informon Taravari.
Një pacient është në kirurgjinë për fëmijë, në operacion urgjent, dy pacientë në neurokirurgji, shtatë janë në ortopedi,tre të lënduar për momentin janë në Qendrën urgjente kirurgjikale për observim.