22 June
Qindra punëtorë që janë të angazhuar në ndërtimin e një pjese të autostradës Ohër- Kërçovë kanë protestuar për shkak të mospagesës së rrogave dhe mosrespektimin e kontratave të punës nga kompania nën-realizuese.
“Fillimisht ballafaqohemi me mospagesë të të ardhurave personale. Ato nuk përshtaten me kontratat që na i kanë dhënë. Shpesh dinë të shkurtojnë nga 50 ose 100 euro për punëtorë. Kërkojmë që të paguhen të ardhurat dhe të zbatohen ligjet sipas kontratës.”
“Kjo nuk është avancim, është ngecje për Strugën dhe Ohrin. Dikush nga kjo mirëmban familje. Në këtë rast, 80 familje janë në rrugë. Lidhur me pengesat, përgjigjen duhet ta jep Qeveria, e vjetra apo e tanishmja. Nga ndryshimi i qeverisë ka mjaftë pengesa për zhvillimin e rrugës. Le të na lënë të punojmë.
Ata kërkojnë nga policia e Ohrit t’u sigurojë kushte për bllokimin e rrugës Ohër- Kërçovë nëse ka nevojë për këtë. Nga kompania Viktoria Invest për Alsat deklaruan se nuk është paguar vetëm rrogat për muajin maj përshkak të problemeve me paratë nga kompania kineze.
Miki Trajkovski