Sekretarit Shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri, sot për Almakos ka deklaruar se me mjetet e siguruara nga buxheti i shtetit deri në fund të vitit të ardhshëm pritet të mbarojë ndërtimi i objekteve të Teatrit shqiptar në Shkup dhe të bibliotekës në Tetovë. Aziri thotë se qeveria në buxhetin e vitit 2018 ka siguruar mbi 4 milion euro për mbarimin e punimeve dhe po aq mjete janë paraparë edhe për mbarimin e punimeve të bibliotekës në Tetovë.
“Mjetet e ndara për Teatrin e Shkupit janë mjete të cilat janë paraparë në mënyrë që të perfundoj ndërtimi i këtij teatri dhe ne muajin shtator ose tetor te vitit 2018 pritet që Teatri Shqiptar edhe zyrtarisht të hap dyert për publikun me një premierë”, premton sekretari Aziri.
Objekti i ri i Teatrit shqiptar në Shkup ka filluar të ndërtohen në vitin 2013 dhe deri tani ish qeveria e ka neglizhuar ndërtimin e tij.
Aziri pranon se mjetet e ndara sivjet për Teatrin e Tetovës nuk mjaftojnë për përfundimin e objektit të teatrit, por pret që punimet të përbyllen në vitin 2019.
Aktorët shqiptar të teatrit të Shkupi janë optimist se godina e teatrit do ta merr pamjen e duhur për të interpretuar shfaqjet e tyre.
“Buxheti për teatron është i veçantë dhe për Teatrin e Shkupit jam optimist se tashmë është koha, ku vetë ministri e deklaroi se 2018 do të ndërtohet, ndërsa në vitin 2019 ne si ansambël do të fillojmë me punë. Dhe për këtë jam i bindur se do të bëhet”, thotë aktori Ylber Murtezi, për Almakos.
Për bllokimet e punimeve të teatrove shqiptare, Murtezi thotë se duhet të merren në përgjegjësi ata që abuzuan me financiat e buxhetit vitet e kaluara.
“Krimi në kulturë nuk duhet të mbulohet se arsyetohet me krim tjetër. Kush paska qenë atëkohë partner i VMRO-së, dikush tjetër ,apo ju? Mos më detyroni t’ua nxjerr të gjitha në shesh”, kërcënon Murtezi.
Ministri i Kulturës, Allagjozovski lidhur me zvarritjen e punimeve për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë dhe rikonstruktimit të Teatrit Shqiptar në Shkup, ka fajsuar ish partnerët e koalicionit qeveritar, VMRO-DPMNE dhe BDI.
Delvina Kërluku
Almakos.com