Janë lokalizuar por jo dhe shuar tërësisht disa zjarre në Maqedoni, në komunat Çashkë, Makedonski Brod dhe Petrovec. Në Brod janë djegur rreth 5 mijë hektarë pyje ndërsa për ripërtëritjen e të njëjtave nevojitet periudhë 30 deri në 50 vjet. Zjarri rreth manastirit Treskavec është shuar dhe në këtë ndihmuan qindra banorë të kësaj pjese bashkë me zjarrfikësit. Në Prilep, siç bëjnë të ditur nga njësia zjarrfikëse, janë aktive dy zjarre më të mëdha ku pritet të intervenojë Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Situatë më qetë paraqitet edhe në Gurgurnicë të Tetovës ku zjarri është vënë nën kontroll. Sot ndërkohë është shkarkuar drejtori i Drejtorisë Shaban Saliu, në vend të tij është emëruar Adnan Xhaferoski. Ky i fundit është anëtar i këshillit ekzekutiv të LSDM-së. Arsimi tij I lartë është nga sfera e biznesit, shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Data 20.04.2024
Aktuale
- Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes
- Çfarë ka ndodhur me fytyrën e Santianës? Shfaqet në këtë gjendje!
- E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë
- Ahmeti nga Vrapçishti: Fronti Europian nuk është i përkohshëm por do të jetë për punë dhe veprimtari më të gjatë
- Osmani në takim me Forumin e gruas dhe Forumin e të rinjve të BDI-së
- “Duhet me i falë pesë vaktet e namazit”, Shkendije Mujaj tregon mashkullin ideal për të
- Thaçi: Albin Kurti nuk ka asnjë njeri në RMV
- Le të kontribuojmë për siguri më të madhe të fëmijëve në komunikacion