Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seanca për lëndën “Total” të PSP-së, ku është i dyshuar gazetari Dragan Pavlloviq-Latas për fshehje të tatimit.
Seanca e kaluar ishe anuluar për shkak se, siç konstatoi gjykatësja, nuk janë respektuar kushtet ligjore për mbajtje të debatit, sepse nuk janë caktuar përfaqësues ligjorë të firmave “Total marketing” dhe “Mediamaks”.
Të akuzuarit i është thënë se për përfaqësues juridik mund t’i vendosë edhe mbrojtësit e tij, pas së cilës ata u detyruam të dorëzojnë parashtresë me shkrim deri në Gjykatë. Po qe se kjo nuk bëhet, Gjykata me detyrë zyrtare do të caktojë përfaqësues juridikë.
Lënda “Total” ka të bëjë për fshehje tatimore nga ana e Llatasit si pronar dhe drejtues i firmave për shërbime të marketingut dhe këshillime “Total” SHPKNJP Shkup, “Mediamaks” dhe “Total Media Centar” SHPKNJP Shkup.
“Personi fizik pronar i ndërmarrjes “Total Marketing” dhe “Tatal Media Center” është i dyshuar se nga viti 2008 deri në vitin 2015, me qëllim që ai dhe personat juridik t’u ikin tatimeve në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjeve të tatimeve, ka dorëzuar të dhëna të rrejshme. Persona juridik e kanë dëmtuar për 121 mijë euro, ndërkaq personi fizik për 63 mijë euro”, kanë deklaruar nga Prokuroria Speciale./Almakos