Një shtetas rus i cili kërkohej nga SHBA-të me pretendim se nëpërmjet internetit ka bërë larje parash në vlerë prej 4 miliardë dollarësh, u kap në qytetin e Selanikut në Greqi, raporton AA.
Në një deklaratë nga Drejtoria Policore e Greqisë thuhet se në operacionin e zhvilluar në bashkëpunim me zyrtarët amerikan, 38 vjeçari shtetas i Rusisë është kapur në një dhomë hoteli dhe se janë konfiskuar pajisjet elektronike të të dyshuarit.
Në deklaratë thuhet se shtetasi rus kërkohej nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë me pretendim se është pronari i një prej faqeve interneti më të mëdha të krimeve kibernetike dhe se që nga viti 2011 e deri më tani ka bërë larje parash në vlerë prej 4 miliardë dollarë nëpërmjet monedhës virtuale “Bitcoin”.