Në operacionin në kufirin midis Bullgarisë dhe Rumanisë janë konfiskuar 423 kilogram heroinë ndërsa është arrestuar një person, raporton Anadolu Agency (AA).
Prokurori bullgar Sotir Tzatzarov gjatë një konference për media të mbajtur në qytetin Vidin tha se droga ndodhej në kamionin me targa regjistrimi të Bullgarisë i cili u përpoq të largohet nga vendi dhe të transportojë drogën në Holandë.
Sipas zyrtarëve, dokumentet tregojnë se kamioni transportonte 23 ton pllaka qeramike në Holandë, dhe se blerësi është një kompani holandeze që operon në sektorin e ushqimit, e cila ka ngjallur dyshime.
Në kamion u gjetën 423 kilogram dhe 222 gram heroinë të ndarë në 400 paketa.
Drejtori i Agjencisë Doganore Georgi Kostov tha se është ngritur hetim për drogën e konfiskuar. Si pjesë e hetimit, është arrestuar shoferi 56-vjeçar i kamionit.