Në Samitin 16+1 janë arritur shtatë marrëveshje për tregti me kompani kineze

Ekonomi | Publikuar më 28.11.2017 në ora 11:01

Janë arritur shtatë marrëveshje për tregti të kompanive nga Maqedonia me ato nga Kina në takimet B2B në kuadër të Forumit ekonomik dhe tregtar në Samitin e 6-të të shefave të qeverive të Kinës dhe 16 vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore (EQJ). Nga LOE informojnë se kompanitë, që i lidhën marrëveshjet si rezultat i rrjetëzimit konkret, janë nga bujqësia, ndërtimtaria, industria automobilistike, projektimi dhe planifikimi.

“Marrëveshjet nënkuptojnë promovim, avancim dhe përforcim të bashkëpunimit bilateral afarist. Për herë të parë i tërë forumi afarist ishte realizuar përmes takimeve të kontraktuara të kompanive nga RP e Kinës dhe 16 vendeve nga EQJ. Si rezultat i katër muajve të mundimshëm punë gjatë periudhës së kaluar, marrëveshjet janë kurorëzim i bashkëpunimit të realizuar. Na vijon projekt i madh për bashkëpunim ekonomik me RP të Kinës dhe vendeve nga EQJ me fokus në zbatimin e teknologjive të larta në disa sektorë si TIK, bujqësi, shëndetësi, mjedis jetësor”, deklaroi Arsovska dhe shtoi se prej javës së ardhshme pritet të fillojë realizimi i marrëveshjeve me qëllim konkret të rritjes së bashkëpunimit.

Krahas tregtisë priten që investimet e drejtpërdrejta të jenë forcë kryesore shtytëse e bashkëpunimit ekonomik mes RP të Kinës dhe vendeve nga EQJ. Në vitin 2016 lidhur me këmbimin e përgjithshëm të jashtëm tregtar, RP e Kinës është partnerja e shtatë tregtare e RM-së. Këmbimi i përgjithshëm tregtar vitin e kaluar sipas të dhënave zyrtare statistikore ka paraqitur 469 milionë dollarë. Me këtë rast, është realizuar eksport në vlerë prej 47,8 milionë dollarë, ndërsa importi prej 421,2 milionë dollarësh amerikanë.