Në Shkup dje shtatë aksidente, “karrotreci” ka larguar 65 automjete

Kryesore | Publikuar më 17.02.2017 në ora 10:16

Gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit kanë ndodhur shtatë aksidente trafiku prej të cilëve katër janë me lëndime trupore, ndërsa tre kanë kaluar vetëm me dëme materiale.

Me automjetin special “karrotrec” janë larguar 65 automjete.

Dje nga ana e policisë së trafikut, janë sanksionuar 52 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, katër shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, tre shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë shkyçur nga komunikacioni, si dhe 10 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë sanksionuar edhe pesë këmbësorë të cilët kanë kryer kundërvajtje sipas bazave të ndryshme. Janë kapur pesë automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.