23 April 2018 / 15:01
Qyteti i Shkupit e shpalli të mbyllur aksionin për mbledhjen e fidanëve në kryeqytet në kuadër të masave kundër ndotjes së ajrit. Aksioni përfundimtar u realizuar në bulevardin “8 shtatori”, ku u mbollën 62 fidanë të llojeve të ndryshme. Kreu i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov theksoi se në këtë periudhë në bashkëpunim me komunat që gravitojnë në Shkup janë mbjellë 4.000 fidanë, ndërsa gjatë vjeshtës planifikohet mbjellja edhe e 8.000 fidanëve të tjerë me çka qyteti do ta mbylle vitin me gjithsej 10.000 fidanë të mbjellur.
Kemi mbjellë pemë në çdo komunë me qëllim që qytetarët në kuadër të projektit “Pemë për çdo fëmijë” të mund të zgjedhin një lokacion për pemën e tyre në qytet. Kemi marrë përgjegjësinë para qytetarëve ta kthejmë gjelbërimin e humbur që qeveria e kaluar e ka shkatërruar që të përfitoj dhe të uzurpoj më shumë vend për ndërtesa. Ndërsa, ne mundohemi për çdo centimetër me gjelbërim të ri – deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Shkupit.