Aktivistët e Lëvizjes LEAD do ta realizojnë projektin “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër” dhe “Zbukuroje Shkupin”, sot në ora 13, në parkun e Sarajit. Ata së bashku do ta pastrojnë parkun nga mbeturinat.
Qëllimi i projektit “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër” është të ngrihet vetëdija publike te qytetarët për ruajtjen e mjedisit jetësor. Për këtë qëllim, grupi i aktivistëve do të mbajë kapela dhe bluza me sloganin “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër”. Gjithashtu, aksioni mundëson që të rinj të bashkësive të ndryshme etnike të punojnë dhe të shoqërohen së bashku.
Projekti Në xhep, nëse s’ka ku tjetër, përkrahet nga Programi Civica Mobilitas, të cilin e zbaton NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Instituti Suedez për Administratë Publike SIPU./Almakos