Shtetasit e Maqedonisë që duan të shkojnë në cilindo vend të anëtarësuar në BE duhet ta dinë se pasaporta patjetër duhet të ketë vlefshmëri më shumë se 3 muaj, në të kundërtën ata nuk do të lejohen të kalojnë pikat kufitare, njofton Koha.
Nga MPB-ja këtë e sqaroi me Rregullatorin e Shengenit dhe tha se kjo nuk është problem i Maqedonisë për të dalë nga shteti ynë, por qytetari i Maqedonisë në momentin kur të afrohet në kufij të ndonjë shteti të Evropës do të kthehet mbrapa.
Nga MPB-ja apelon që në prag të festive të Vitit të ri dhe udhëtimeve eventuale, qytetarët që duan të udhëtojnë jashtë shtetit në ndonjë vend të Evropës duhet ti shikojnë mirë dokumentet e tyre. Apeli drejtohet edhe deri tek Agjencionet turistike të cilët duhet ti paralajmërojnë shfrytëzuesit se pasaportat duhet patjetër të kenë vlerë më shumë se tre muaj.