Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka njoftuar se nesër do të kthehet personeli i ambasadës serbe në Shkup, njofton SHENJA. Ndërkohë, ambasadorja serbe Dushanka Divjak-Tomiq pritet të kthehet në Shkup më 31 gusht, ndërsa do të kërkojë të takohet me kryeministrin Zoran Zaev më 1 shtator. Ministria serbe njoftoi se kryediplomati serb Ivica Daçiq ka zhvilluar sot pasdite bisedë telefonike me homologun maqedonas Nikolla Todorov, ndërsa takimi ndërmjet tyre pritet të mbahet këtë të premte në qytetin e Nishit. Në njoftimin e ministrisë përmendet biseda telefonike ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili vlerësohet si hap për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Shkupi dhe Beogradi tensionuan raportet pas tërheqjes së të gjithë personelit të ambasadës serbe. Deri tash zyrtarët serbë nuk kanë sqaruar plotësisht arsyet e ndërmarrjes së këtij hapi, përveç se kanë thënë se shërbimet e tyre të inteligjencies i kanë njoftuar se Serbia ishte përballur me një fushatë të presionit nga vendi fqinj. /SHENJA/
Data 28.03.2024
Aktuale
- VLEN hap shtabet në Saraj dhe Zhelinë
- Nikollovski: VMRO-DPMNE do të fitojë bindshëm, me rezultat më të lartë se çdo opozitë më parë
- Taravari: Është koha që BDI të shkojë në opozitë, është mirë për shqiptarët
- Egzona del në iftar me mikeshat e saj të ngushta, po duken secila më e bukur me ‘hot’ se tjetra
- Njëra prej binjakeve siameze është martuar
- Filip Riker i ftuari i radhës në INFORMALE, podcast me Bujar Osmani
- Si do të reagojë Lirimi? Santiana zbulon se ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm
- Taravari në panel diskutimi për integrimin e personave me aftësi të kufizuara