Nga Bugatti deri te Porsche, si do të dukeshin super-makinat të shndërruara në furgona (Foto)

Auto & Tech | Publikuar më 13.02.2018 në ora 09:26

Nikita Aksyonov nga Rusia, i njohur për ndryshimet që ka bërë në Aston Martin Vantage dhe mundësitë që i ka dhënë për McLaren Senna, së fundmi ka realizuar një projekt shumë interesant.

Duke shfrytëzuar ADN-në e disa prej super-makinave më të popullarizuara, dizajneri famshëm ia ka dalë t’i shndërroje në furgona, transmeton Telegrafi.

Prej Bugatti, Porsche, Alfa Romeo, Lexus dhe BMW, janë disa nga format që do të mund t’i kishin këto modele, sikur të ishin të mëdha dhe të afta për bartjen e më shumë njerëzve apo mallrave.

Punimet e tij janë pëlqyer shumë prej njohësve të automobilizmit, duke u konsideruar si formate që do ishin të gatshme për prodhim, e jo vetëm skica ku imitohet origjinali. /Telegrafi/