Duke filluar nga dita e sotme, gjatë çdo fundjave dhe feste shtetërore, nga ora 09 e mëngjesit e deri në ora 16.00 do të jetë e ndaluar qarkullimi i autmojetev në rrugën që të çon drejtë malit Vodno. Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov thotë se qëllimi i kësaj ndalese është që të mbrohen bukuritë natyrore dhe hapësira e gjelbër e Vodnos.
Kjo ndalesë do të përfshijë një drejtim edhe rrugën që të çon për fshatin Sopishtë dhe nga ana tjetër ndalesë për qarkullim të automjeteve do të ketë nga parkingu i kishës Shën Pantelejmon deri tek mesi i malit Vodno. Kjo ndalesë nuk ka të bëjë me autobusët e Ndërmarrjes Publike, veturat e policisë, të zjarrëfikësve, ambulancave si dhe makinave që posedojnë leje të posaçme.
Qyteti i Shkupit për qytetarët ka siguruar tashmë transport publik pa pagesë dhe parking falas për qytetarët që do të vendosin të ngjiten në malin Vodno në këmbë e veturat e tyre do t’i parkojnë poshtë këtij mali.