Përfaqësues të komunitetit akademik, të sektorit afarist, të institucioneve
të tjera dhe shkencëtarë me renome nga 26 vende po marrin pjesë në punën e Simpoziumit të tretë ndërkombëtar për bujqësi dhe ushqim që me rastin e 70-vjetorit të Fakultetit për shkenca bujqësore dhe ushqim pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi” prej sot po mbahet në Ohër.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski në fjalimin para pjesëmarrësve theksoi se bujqësia është një ndër sektorët më të rëndësishëm i cili në bruto prodhimin vendor të përgjithshëm merr pjesë me 13 për qind, i cili pas veprimtarisë shërbyese dhe industrisë përpunuese është sektori i tretë për nga madhësia në ekonominë nacionale, njëkohësisht duke siguruar të ardhura dhe punësim të mbi 17 për qind të fuqisë punëtore në vend.
Në Simpozium do të prezantohen 386 punime në sferën e arritjeve shkencore dhe praktike në sferën e bujqësisë dhe prodhimit të ushqimit, ndërkaq vetë simpoziumi do të jetë mundësi e mirë për nxitje
të diskutimeve, bashkëpunimit dhe veprimtarisë së mëtutjeshme shkencore dhe hulumtuese mes universiteteve, instituteve, sektorit të agrobiznesit dhe institucioneve të tjera relevante.
Në kuadër të tubimit shkencor në Ohër do të mbahen edhe Takimi i 39-të Fakultet – Ekonomi, Simpoziumi i 9-të për ndërtimtari dhe hortikulturë, Simpoziumi i 6-të për vreshtari dhe verari, Konferenca e 11-të ndërkombëtare e Shoqatës së agroekonomistëve të Maqedonisë.
Data 29.03.2024
Aktuale
- RUSI – Lavrov: Plani i paqes në Ukrainë i pakuptimtë
- VLEN: BDI kërkon ilaç për humbjen zgjedhore në skenarin rus
- Nusja e Shpëtim Deskut ka dalë në iftar me shoqe, por vëmendjen mori stili i saj i flokëve
- Geer: Të zbatohen rekomandimet e OLAF, paratë për “Erasmus Plus” do të jenë të disponueshme
- Sllavjanka Petrovska fiton gjyqin ndaj Dragan Kovaçkit
- Zgjedhjet 2024/ VMRO-DPMNE bën publike listat dhe Koalicionin “Maqedonia yte”
- Lëvizja e Turqve të Maqedonisë sot edhe zyrtarisht pjesë e “Frontit Europian”
- Maqedoni: Borxhi i jashtëm neto në fund të vitit 2023 ishte 4,458 milionë euro