Deputeti i LSDM Lupço Nikollovski ka thënë se çdo ditë është e mundshme zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe të propozohet formimi i qeverisë së te, ndërsa ka shtuar se nuk do të ketë asnjë përplasje.
Ai ka thënë se me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit do të mund të shpallen edhe zgjedhjet lokale, raporton SHENJA
I pyetur në lidhje me takimin eventual mes Zeavit dhe Ahmetit, Nikillovski ka thënë se: “Të dy janë deputet në Kuvend dhe si sot edhe çdo ditë tjetër liderët e partive të shumicës mund të takohen”.
Duke folur për problemin e bujqve ai tha se vetëm zgjedhja e qeverisë së re është zgjidhje e problemit me subvencionet, problem që sipas tij e shkaktoi qeveria në largim.
“Qeveria e re do ti paguajë menjëherë subvencionet për vitin e kaluar dhe do te rrisë subvencionet. E kuptojmë mllefin e bujqve ndaj qeverisë në largim të cilët mbushën xhepat e vetë dhe bankrotuan bujqit”, tha Nikollovski. /SHENJA/