Qeveria të martën do të vendos në rend dite, propozim konkluzë, me të cilën do t’i propozojë Kuvendit të shpallë konkurs për zgjedhje të prokurorit publik. Kështu deklaroi zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski, i cili shpjegoi se Kuvendi pas kësaj do të duhet të shpallë konkurs për kandidatë për prokuror publik në Gazetën Zyrtare dhe së paku në dy gazeta ditore.
MILE BOSHNJAKOVSKI, ZËDHËNËS I QEVERISË
“Afati për paraqitjen e kandidatëve është 15 ditë nga shpallja e konkursit në Gazetën Zyrtare. Pas kësaj Këshilli i Prokurorëve Publik ka afat prej 15 ditë prej ditës së pranimit të dokumenteve të japë mendim pozitiv ose negativ për të gjithë kandidatët e paraqitur”.
Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski nënvizoi se më pas procedura vazhdon në Qeveri, e cila në seancë do të shqyrtojë kandidatët duke përfshirë edhe mendimin e Këshillit të Prokurorëve.
MILE BOSHNJAKOVSKI, ZËDHËNËS I QEVERISË
“Dhe duhet të sjellë vendim për njërin prej kandidatëve, për të cilin paraprakisht ekziston mendim i mirë nga Këshilli i Prokurorëve. Pas këtij vendimi, ai shkon në Kuvendin e Maqedonisë si propozim-vendim, ndërsa në të njëjtën kohë me të dorëzohet edhe mendimi i Këshillit të Prokurorëve Publik”.
Për emërimit të Prokurorit Publik, Kuvendi vendos me shumicë të thjeshtë prej 61 votave. Pas shkarkimit të prokurorit Marko Zvërlevski dhe për shkak të procedurave për zgjedhje të prokurorit të ri, ky institucion mund të mbesë pa kryetar deri pas zgjedhjeve lokale. Ndërsa për ushtrues detyre mund të zgjidhet njëri nga prokurorët aktual publik, ndërsa për të duhet të vendos Këshilli i Prokurorëve.
Nis procedura për zgjedhjen e pasardhësit të… by tvshenjaofficial