Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka zhvilluar një pritje me trupin diplomatik. Në fjalën e mbajtur, Nishani preku një sërë çështjesh, që nga reforma në drejtësi e deri të marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
“Shqipëria e ka mbështetur gjithmonë dialogun Kosovë-Serbi. Por ka ende tendenca për të nxitur veprime që minojnë këtë dialog”, tha Nishani.
Më tej Presidenti u ndal tek ecuria e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Hapja e negociatave me BE u kushtëzua me progresin në disa prioritete. Vendet anëtare të BE-së kërkuan më shumë progres nga Shqipëria. Zbatimi i reformës në drejtësi është sfidë për politikën dhe shoqërinë shqiptare”, u shpreh presidenti Nishani.
18 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)