Një pjesë e komunës Karposh dhe fshati Gërçec nesër pa rrymë

Maqedoni | Publikuar më 11.01.2017 në ora 11:02

Shfrytëzuesit nga rruga “Nikolla Teslla”, ndërtesa numër 8 hyrja 1 në komunën Karposh nesër prej orës 8:30 deri në orën 14:00 do të mbeten pa energji elektrike.

Në periudhën prej orës 9:30 deri në orën 14:00 pa rrymë do të jenë edhe shfrytëzuesit nga fshati Gërçec, në komunën e Sarajit.

Siç informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza e qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është kryerja e intervenimeve teknike në sistem nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni SHA.