Një punëtor ndërtimor ka vdekur nga goditja elektrike dje derisa ka vendosur ullukë të një shtëpi në Strugë. MPB kumtoi se dyzet e katërvjeçari G.M. së bashku me vëllain e tij A.M. dhe me M.P., të gjithë të punësuar në “AMG Dizajn 2013”, kanë vendosur ullukë në një shtëpi në Strugë, me ç’rast me ulluk ka prekur në telin elektrik nga linja transmetuese e cila ka kaluar në lartësi prej rreth 2,5 metra në tarraca ku ndodhej, ka marrë goditje elektrike dhe ka rënë. Nga ana e ekipit të Ndihmës së shpejtë mjekësore i është dhënë ndihmë mjekësore, pas ç’farë është transferuar në spitalin në Strugë, ku është konstatuar vdekja. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i policisë së Strugës. Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të vdekurit i është dorëzuar familjes.
Data 19.04.2024
Aktuale
- “Dritë, mami dhe babi shpresojne qe per ty te jene shembulli’, Bardhi e Sara po bëhen prindër
- Ilir Hasani: Kumanova duhet t’u takojë shqiptarëve
- Sela: Fronti Europian garanton që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e e gjeopolitikës perëndimore
- Taravari: Do të angazhohemi që deri në fund të vitit 2028 paga minimale të jetë 800 euro
- Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin
- MSH: Qëndrim pozitiv ndaj specializantëve privatë, por zgjidhje pas zgjedhjeve
- Fronti Europian: Bartësi i njësisë zgjedhore 3, Prof. Dr. Sylejman Baki vizitoi fshatin Dorfuli të komunës së Llozovës
- Këshilli i SASHK-ut në seancë të jashtëzakonshme vendosi të hënën të protestojë para Ministrisë së Kulturës