Një shërbëtor i një shkolle fillore e ka rrahur një nxënës

Kronikë e zezë | Publikuar më 16.04.2018 në ora 14:58

Një adoleshent fizikisht është sulmuar nga ana e një shërbëtori në shkollën fillore “Kole Kaninski” në Manastir, pasi që 14 vjeçari ka gjuajtur me kanoçe nga xhami, derisa ka qenë duke e pritur arsimtarin, transmeton Almakos.

Në atë moment, shërbëtori J.T. ka nisur që t`i bërtas që ta hedh kanoçen në bërllok. Pasi që nuk e ka dëgjuar, shërbëtori fillimisht e ka rrëzuar nëpër shkak, pas së cilës e ka goditur në fytyrë.

Adoleshenti është lënduar dhe ka shkuar në Spitalin Klinik në Manastir për ndihmë mjekësore, ndërsa e ka njoftuar edhe prindin për ngjarjen. Më vonë ngjarje është lajmëruar edhe nga drejtori i policisë. Është duke u realizuar një hetim për incidentin./Almakos/