Njoftuan policinë për ‘aksident aeroplanësh’, më vonë kuptuan çfarë ndodhi (Video)

Kuriozitete | Publikuar më 13.02.2018 në ora 00:35

Banorët në një zonë të Leicestershire të Anglisë, e kanë telefonuar policinë, që t’i njoftojnë për atë që dukej si aksident aeroplanësh.

Por, kur forcat e rendit dolën në terren, kuptuan se ishte vetëm një strukturë gjigante që u ngrit në qiell përmes mjeteve piroteknike, transmeton Telegrafi.

“Megjithëse janë ndezje të kontrolluara, kur kanë përmasa kaq të mëdha do duhej të njoftoheshin autoritetet. Ose së paku zjarrfikësit, sepse gjithçka mund të ndodhë”, thuhet në raportin e forcave të rendit. /Telegrafi/