Nora Istrefi me projekt befasi, zbulohen imazhe ekskluzive nga klipi i saj më i ri (Foto)

Showbiz | Publikuar më 17.07.2017 në ora 13:16

Këngëtarja Nora Istrefi shumë shpejt do të publikojë një projekt të ri muzikor.

Deri më tani ajo ka qëndruar në heshtje duke mos zbuluar asgjë, por burimet e Telegrafit konfirmojnë se ajo brenda pak ditësh do të publikojë projektin e saj më të ri, i cili me gjasë do të jetë bashkëpunim.

Këtë gjë e konfirmojnë edhe disa fotografi ekskluzive të siguruara nga Telegrafi gjatë xhirimeve të klipit të saj të ri.

Një klip i thjeshtë dhe me pamje nga peizazhi, ka qenë përzgjedhja e Entermedias, produksioni i cili u pa në xhirimet e këtij projekti të ri të këngëtares.

Se për çfarë bëhet fjalë, këngëtarja Istrefi do të thyejë heshtjen në momentin që do të publikojë klipin e saj më të ri. /Telegrafi/