Novi Sad, Dervishi nga Klubi i Karatesë “Uskana” mposht të gjithe kundershtarët (Foto)

Sport | Publikuar më 14.11.2017 në ora 18:06

Lajme të mira nga Novi Sadi (Serbi), ku po zhvillohen lojrat shkollore Ballkanike te karatesë.

Nuredin Dervishi nga Klubi i Karatesë “Uskana”-Kërçovë, njëherit i vetmi garues që përfaqesoi Maqedoninë, arriti që me rezultate bindese (5:0) ti mposht të gjithë kundërshtarët e tij deri më tani, duke arritur kështu në finale. Finalja do të mbahet sot me kundershtarin nga Kroacia.

Nuredinit i urojmë të gjithë për fitoret e deritanishme. I dëshirojme shumë fat në finale dhe shpresojmë që Kërçovës ti sjellë medalje të artë të nivelit Ballkanik…

💪💪💪