Sead ZIMERI
Nuk e di pse po çuditeni aq shume me qëndrimin e Zaevit për kishat në Kosovë si dhe deklaratën e tij që serbët janë vëllezër? Pike se pari kur ai thotë qe serbet janë vëllezër, e Kosova është zemra e Serbisë, ai nuk thotë asgjë te çuditshme, sidomos per kontekstin ne Ballkan, ku lidhjet e gjuhës dhe fesë përbejnë lidhjet kryesore kulturore dhe vëllazërore mes shteteve. Shqiptaret bejne te njëjtën. Është e natyrshme qe Zaevi do ta përkrahë Serbinë kur është ne pyetje Kosova. Ne ende nuk kemi politikane ne Ballkan qe mund te qëndrojnë për parime politike tej-klanore dhe tej-nacionaliste. Zaevi pra është politikan tipik ballkanas, dhe unë vetëm mund te çuditem me çudinë tone. Se dyti, edhe po te presupozohet se Zaevi disi është politikan me i ngritur dhe me i emancipuar se politikanet tjerë maqedonas, ai megjithatë është politikan, dhe përfaqëson një popull qe ende nuk ka arritur te mendoje jashtë kategorive nacionaliste. Maqedonaist, po sikur shqiptaret, e veshtrojne njeri tjerin si Tjeter. Per maqedonasit shqiptari eshte Tjeter, dhe ne vetedijen e tij morale dhe politike shqiptari si Tjeter qe eshte duhet te mbahet ose nen kontrol ose duhet te krijohet nje distance nga ai qe te mos e kontaminoje pastertine e nacionalizmit maqedonas. Pra kemi nje popull qe ende e konsideron shqiptarin si Tjeter, ai eshte qytetare i Maqedonise por disi ai nuk i perket ketij vendi, apo perkatesia e tij ne kete vend eshte e dyshimte, etj. E gjithe kjo pra e ben Zaevin te ndergjiegjshem para elektoratit te tij, sidomos tani kur ai është akuzuar per tradhti te interesave nacionale. Sado te rreme dhe jo te vërteta këto akuza ato e dëmtojnë statusin e tij si politikan. Prandaj deklaratat e tij për Kosovën duhet te shihen ne këtë kontekst. Kryesore megjithatë, është qe ai, me shume se politikanet tjere, eshte i hapur per nje bashkepunim me shqiptaret dhe njohjen e te drejtave te tyre ne Maqedoni. Cka thote ai per Kosoven ka krejt pak rëndësi për Kosovën.