Nga: Azret Ismani
Siç thotë publicisti i njohur shqiptarë Kim Mehmeti : 2001-shi ishte e kaluar e hidhur nga e cila duhej të nxirrej urtësia më e çmueshme –se deri ku mund të çojnë mosmarrëveshjet ndëretnike. Dhe vërtetë pas shumë nënçmimeve e pas shumë torturave që i përjetuan shqiptarët në atë kohë a nuk erdhi dita që të zgjohemi nga ëndrrat e ti bëjmë realitet . Pse sot duhet që udhëheqësit e partive politike e kryesisht ato shqiptare të grinden mes vete si gjeneral ushtrie armiqësore, dhe jo si rival politik që duhet të luftojnë për të mirën e popullit të Maqedonisë, ose për të mirën e shqiptarëve që u shkelën e u përulën aq shumë , jo nga pala kundërshtare por nga vet udhëheqësija e tyre. Iku koha e patriotizmit të rremë, që me gjuhë e flamur ka mbajtur konferencat e shumta dhe ka fituar zemrat e shumë simpatizantëve, që sot i përgjysmoi nga gënjeshtrat e panumërta që i dolën në shesh ‘’Komandantit’’ që i përçmoi e i qëndroi shqiptarët. Ne shqiptarët që jetojmë në këtë tokë të bekuar, e që u lodhem nga premtimet si fant om që na u ofruan prej kur nisa të mendoj dhe të jetojë për botën , u lodhëm duke pritur e bërtitur për gjuhë e flamur , ndërkohë që të uritur sorollatemi rrugëve pa as një qëllim për jetë. A nuk erdhi koha tu thoni mjaft torturave që po na i bëni, ju o politikan shqiptarë , që na e sollët më keq se ‘’shkau’’ gjendjen tonë. Duam bukë krip e ujë, nuk duam luksin që e keni jo, mbajeni për vete e ushqeni familjen tuaj që nga obeziteti po skuqen e shkërmoqen. Neve po duamë paqe, liri, drejtësi. Po dëshirojmë shkollë , arsim përparim. A nuk po mërziteni që po ikim, a nuk po ju vret ndërgjegjja aspak!! Eh sikur të dinit se pas disa viteve nuk do të ketë kush t’iu votojnë, do vraponit pas nesh e duke u përgjëruar do na kërkoni të falur. Por mjaftë më po zbrazen spitalet nga mjekët shqiptarë, po zbrazen shkollat, teatrot, dhe gjithçka në interesin tonë. Po e lini vatanin shkaut që me shumë delikatesë po na drejton ka aeroporti për t’ia çliruar vendin ku ai vet do shpallë fitore, e ju o të mjerë po qëndroni si gjyshe duke i thurur çorapet derisa dikush tjetër po e vë BERETËN.