19 August
Sot në Ohër, do të zhvillohet edicioni i 31-të i Maratonës së Ohrit në not. Në pikën e nisjes në Shën Naum do të paraqiten 22 garues në mesin e të cilëve janë 15 konkurrent meshkuj dhe 7 femra. Për një kohë të gjatë për shkak të problemeve financiare ishte vënë në pikpyetje zhvillimi i kësaj gare. Në momentin e fundit ARSM-ja, e dyfishoi buxhetin për përkarjen e Maratonës së Ohrit dhe kjo garë do të zhvillohet sot. Ndryshe kjo garë e cila është në programin e Federatës Ndërkombëtare të Notit, zhvillohet nën patronatin e presidentin të Maqedonisë, ndërsa organizatorë janë Federata e Notit të Maqedonisë dhe Komuna e Ohrit.