27 July
Sektori civil kërkon vendosjen e një menakizmi të jashtëm kontrollues mbi policinë si dhe përmirësim të mekanizmit ekzistues të brendshëm. Mes tjerash, OJQ-të kërkuan transparencë më të madhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, për kthimin e besimit të qytetarëve në këtë institucion.
Është e paraparë përmirësim ose përforcim në kontrollin e brendshëm ekzistues në lidhje më punën e policisë që ekziston në suaza të Ministrisë së Brendshme kjo si rezultat i dobësimit I evidentuar nga raporti I BE dhe uljes së besimit nëpërmjet vendosjes ne rritjen e debateve publike dhe formimin e grupeve punuese që do të punojë në ndryshimet ligjore – deklaroi Andrea Stojkovski, Qendra për strategji evropiane – Eurothink.
Ata presin që me përfshirjen më të madhe edhe të Prokurorisë Publike, Ministrisë për Punë të Brendshme, Avokatit të Popullit do të arrijnë që në një periudhë prej 9 muajsh të aplikojnë këto mekanizma në lidhje me punën e policisë. Pas përgjimeve masive të publikuara në vitin 2015, sektori civil vlerëson se ka nevojë për mekanizma kontrolluese edhe mbi punën e DSK-së dhe procesit të ndjekjes së komunikimeve.
Në lidhje me gjykata këtu do duhet te aplikohet metoda e njëjtë siç është në MPB. Që do të thotë çdo 1 vit gjyqet të kenë patjetër të shpalosin të dhëna, se sa here prej tyre është kërkuar ndjekje e telekomunikcioneve për çfarë arsye është kërkuar dhe nëse është refuzuar ndonjëra sa prej atyre kërkesave janë refuzuar. Pjesa e dyte janë operatorët telefonik njëjtë që në çdo 1 vjet të ketë raport me statistika sa here prej tyre është kërkuar për sa numra është dashur të përgjohen – shtoi Stojkovski.
Këto kërkesa ishin pjesë e dokumentit të përgatitur nga 146 përfaqësues prej 73 organizatave, punëtorë shkencorë dhe ekspertë të pavarur.
Valmira Zendeli