Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet” këtë Ramazan përveç bashkëpunimit që pati me organizatat tjera ndërkombëtare sot realizoi edhe bashkëpunimin me Fondacionin e Rinisë Islame me seli në Zvicër. Rreth njëqind pako me produkte ushqimore u shpërndanë në lagjet e Shkupit. Përfaqësuesi nga Organizata Kulturore Humanitare Merhamet Xhihad Huseini, shprehu falenderim të veçantë për të gjithë mërgimtarët të cilët këtë Ramazan ua lehtësuan gjendjen familjeve në nevojë.
“Bashkërisht do të shpërndajmë 100 pako në Shkup dhe rrethinë. Shfrytëzojmë rastin të faleminderojmë Fondacionin Islam nga Zvicrra si dhe të gjithë mërgimtarët tanë”, deklaroi Huseini.
Meqë sofra e Bajramit duhet të jetë e njejtë për të gjithë agjëruesit, iniciativa e tillë sipas përfaqësuesit të “Rinisë Islame në Zvicër” Lulzim Lecaj, do t’i gëzojë shumë familje.
“Këtë vit kemi vendos të bashkëpunojmë me shoqatën Merhameti, ne 100 pako do t’i shpërndajmë në shkup e rrethinë, njerëzve që kanë nevojë për këto pako ushqimore që së paku bajramin ta presin si shumica e muslimanve që duhet ta kenë”, tha Lecaj.
Shumica e familjeve të cilat janë furnizuar për një muaj nga Organizata Kulturore Humanitare Merhamet kanë qenë në këtë gjendje…
“Ne e kemi shumë vështirë, kemi 2 vajza dhe një djalë. Jam vet i 6-ti”, deklaroi një banor i Dizhonit.
A ju ka ndihmuar dikush gjatë muajit të Ramazanit?
“Jo valla qe sot, juve inshallah kabull jau ban Allahu Ramazanin”, tha një banore e Dizhonit.
Rreth 5000 pako me produkte ushimore gjatë këtij muaji janë shpërndarë për familjet në nevojë.
Hava Tahiri /SHENJA/
OKH “Merhamet” vazhdon të shpërndajë pako në… by tvshenjaofficial