Operacioni “Çelësi”, konfiskohen 135 kg marihuanë

Kronikë e zezë | Publikuar më 13.09.2017 në ora 14:46

Policia e Kosovës ka realizuar operacionin “Çelësi”, gjatë të cilit ka arritur të shkatërrojë një grup kriminal, me ç’rast janë konfiskuar 135 kg marihuanë dhe një armë.

Kjo është bërë e ditur sot në një konferencë për media të Policisë së Kosovës nga ana e kapitenit të Drejtorisë për antidrogë, Reshat Murseli.

“Gjatë kontrollit të depos në fshatin Bibaj në rrugën Ferizaj-Gjilan, janë hasur disa dyer dhe gjatë kontrollimit kanë hasur disa dyer që në brendi të tyre është hasur marihuanë. Janë konfiskuar 40 dyer dhe pas analizave forenzike ka rezultuar se në të gjitha është gjetur substancë narkotike. Secila derë ka pasur 3.4 kg për copë të sasisë narkotike”, ka thënë Murseli.