Organizatat joqeveritare kërkojnë mbikqyrje civile më efikase tek përgjimet

Kryesore | Publikuar më 14.12.2017 në ora 20:51

Vetë të vendosin kur do të kontrollojnë ndjekjen e përgjimeve e jo pasiqë dikush të ankohet për ato dhe të dorëzojë dëshmi se është përgjuar ilegalisht, kjo është një nga vërejtjet më të shumta që ka bërë sektori joqeveritarë në zgjidhjen e sferës së përgjimeve, transmeton Zhurnal.mk

Ky sektor kanë paralajmëruar masa dhe të kenë rol në këtë drejtim sepse sipas tyre kontrolli duhet të bëhet gjithmonë e jo vetëm kur ka dyshime, ministri Spasovski ka vlerësuar se puna në reformat në përgjime shkon edhe për ato sepse ka debat dhe se duhet marë masa urgjente.

Pikërisht komisioni parlamentar për ndjekje të komunikimeve duhet të ketë më shumë ingerenca dhe sot në parlament kryetari i saj Emil Dimitriev është takuar me ekspertin Mauricio Varenze i cili është pjesë e ekipit të Pribes ndërkohë që cfarë është diskutuar nuk kanë treguar.