Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, gjatë një konferencë për shtyp nga selia e BDI-së në Çari tha se partia edhe zyrtarisht ka dhënë përkrahje për propozim Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.
“Nuk ka zgjidhje ideale. Ne mendojmë se kjo është zgjidhja optimale e cila e mbyll çështjen e vetme të pazgjidhur nga marrëveshja kornizë në pjesën e sjelljes së Ligjit”, ka thënë Osmani.
Tani kryetari Ali Ahmeti, sipas Osmanit, ka të drejtë në bazë të Statutit të jep mandatin Zoran Zaevit, pa thirrur Kryesinë.
“Tani, kalohet në fazën tjetër të bisedimeve, pritet të bëhet përputhja e programeve mes dy partive, të cilët janë promovuar gjatë fushatave zgjedhore për udhëheqjen e shtetit, sipas ndarjes së resorëve. Këtë do ta zgjidhim nesër, poashtu në vazhdim të seancës së kryesisë qendrore dhe në komunikim me LSDM-në”, ka thënë Bujar Osmani, transmeton SHENJA.
Powered by WPeMatico