Tabela në dy gjuhë në të gjitha institucionet shtetërore, shenja komunikacioni në dy gjuhë, drejtim i seancës parlamentare edhe në gjuhën shqipe. Këto janë vetëm një pjesë e propozimeve të draftligjit për përdorimin e gjuhës shqipe që Bashkimi Demokratik për Integrim ia dorëzoi LSDM-së. Profesori universitar Osman Kadriu i cili tha se disa herë u konsultua nga partitë rreth kushtetutshmërisë së propozimeve të caktuara, për TV21 shprehet:
Kadriu thotë se kërkohet intervenim në nenin 7 të Kushtetutës, sipas të cilit, gjuha maqedonase është gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e vendit, por gjuhë zyrtare konsiderohet edhe gjuha të cilën e flasin të paktën 20% të qytetarëve. Mirëpo sipas tij, duhet të potencohet se bëhet fjalë për gjuhën shqipe.
Një javë pasi partitë filluan me shkëmbimin e propozimeve për përdorimin e gjuhës shqipe, publiku pyet se sa janë afruar qëndrimet e Zaevit me ato të Ali Ahmetit.