Radhë pacientësh presin të pranohen në kontrolle në Kliniken Universitare për sëmundje kirurgjike Shën Naum Ohrit. Disa prej tyre janë dërguar në repartin për sëmundje kirurgjike në spitalin ,,8 Shtatori . Mjekët në spitalin e Qytetit kryesisht merren me raste emergjente , për arsye se në ndërtesën e spitalit disa pjesë po riparohen.
Ne spitalin e Qytetit kushtet për punë kurrë s’kanë qenë ideale, por tani punët kanë ardhur deri aty saqë personeli mjekësor detyrohet t’i bartë pacientët në duar.
Problemi u shfaq para 5 ditëve, kur ashensori i ndërtesës u prish. Drejtoresha Jasminka Çabukovska-Radullovska, thotë se po punohet për rregullimin e ashensorit te vjetër.
,,Në fazë të rekonstrumit është ashensori i vjetër si dhe montimi i një ashensori të ri. Për këtë arsye, ashensori i vjetër nuk është në funksion shkaku se presim te instalohet ashensor i ri. Për momentin rastet emergjente barten nëpër shkallë. Ne i kemi shërbimet që bëjë bartjen e pacientëve”, tha ajo.
Reparti i kirurgjisë abdominale dhe ai i fëmijëve punojnë me kapacitete te reduktuara. Kur të zhvillohen punët përfundimtare të rikonstruimit, pritet që spitali të mbyllet plotësisht. Deri në fund te vitit spitali i Qytetit pritet te merr pamje te re. Do te restaurohen dhomat, korridoret dhe sallat operative. Ky është rekonstruimi i dyte i spitalit në 80 vitet e fundit./Tv21