Ministria e brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës së Kriva Pallankës, Arsenço Aleksovski. Ai ka abuzuar pozitën e tij zyrtare dhe, së bashku me Kryetarin e Këshillit, Borçe Stojçevski dhe një drejtor në një shkollë fillore kanë dëmtuar buxhetin me 3 mijë euro, lidhur me transportin e nxënësve në Kriva Pallankë.
Një kompanie nga fshati Konopnica i është dhënë furnizimi publik, ndërsa kontrolli i cilësisë së shërbimit nuk është zbatuar asnjëherë. Nuk është formuar komision, dhe policia ka gjetur se transporti i nxënësve është zhvilluar edhe pse nuk janë përmbushur kushtet ligjore.