Pakënaqësi kundër Zaevit në rrjetet sociale: Je kryeministër i të gjithë qytetarëve, jo vetëm i militantëve të BDI-së!

Kryesore | Publikuar më 21.10.2017 në ora 16:31

Koalicionimi i kryeministrit Zoran Zaev me BDI-në për raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve komunale, ka shkaktuar dëshpërim të madh tek qytetarët të cilët nuk ngurrojnë që përmes profileve të tyre në rrjetet sociale të shprehin hapur mllefin e tyre. Ndaj këtij koalicioni, të nervozuar shprehen edhe vetë simpatizantët maqedonas të LSDM-së. Njëri prej tyre i drejtohet drejtpërdrejt partisë së Zaevit ku thotë se edhe vetë koalicionimi me BDI-në i pengon.

“Nuk e di deri ku do të shkojë politika e LSDM-së me pjesëmarrjen tek kryetarët e komunave shqiptare të BDI-së dhe mbajtja e fjalimeve në këto komuna, por nuk është mirë kjo dhe LSDM humb pikë me politikën e këtillë. Sado që ta keshë partner politik, nuk është patjetër të marrish pjesë dhe të flasësh në emrin tënd që një kriminel të fitojë për kryetar komune. Thënë në përgjithsi, edhe koalicioni me BDI-në më pengon për shkak se bashkë me VMRO-në vidhnin paratë tona, por mbetet të shohim se çka do të ndodhë”

Një qytetar tjetër, madje e pyet kryeministrin Zoran Zaev se si ka mundur t’i tradhtojë shqiptarët të cilët protestonin për rrëzimin e koalicionit VMRO-BDI.

“I nderuar z. Zaev, si është e mundur të tradhtoni qytetarët e Çairit. Ne ishim të parët kur na thirre që të protestojmë kundër krimit të VMRO-BDI. Kishit mbështetje të madhe nga këto qytetarë të vuajtur të cilët të besuan se me të vërtetë dëshiron të ndërtojmë shtet të përbashkët pa krim, pa nacionalizëm, madje edhe pa fenomene negative në shoqërinë tonë të përbashkët. I nderuar me përkrahjen që ia jepni BDI-së për zgjedhjet lokale e llogarisim si akt të tradhtisë dhe mashtrimit nga ana juaj. I nderuar ne ende kemi shpresë se një janë para zgjedhjeve do të tërhiqeninga përkrahja që ia jepni BDI-së dhe do të veproni si kryeministër i të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm si kryeministër i kriminelëve të BDI-së. Me respekt”

Komentet dëshpëruese ndaj LSDM-së nuk kanë munguar edhe në profilin në Facebook të vetë kryeministrit Zoran Zaev. Ata hapur i thonë se duhet të ketë turp dhe se nuk do ta ketë më mbështetjen e shqiptarëve.

“Turp të kesh i pafytyrë. Shqiptarët ishin faktor kyç që ti të vijsh në pozitën ku je tani. Unë mendoj se LSDM është një regjim në progres dhe do të na kushtojë më shtrenjtë se regjimi i VMRO-së. Kështu do të jetë kur përderisa shqiptarët nuk i marrin litarët në duart e tyre”

“Zoran Zaev mbron vetveten. Aj ka qejf që të vazhdojë jeta e shqiptarëvë si ka qenë deri sot, Zaevi s’ka faj, faj kanë ata që e votuan Zaevin dhe ata që e votuan DUI-n”

Pakënaqësia dhe shprehja e mllefit e qytetarëve ndaj kryeministrit Zoran Zaev, u rritë qëkur Zaev u shfaq dhe mbajti fjalime në tubimet e kandidatëve për kryetar komunash në Çair dhe Gostivar. Rrjetet sociale shpërthyen gjithashtu edhe kundër deputetit të LSDM-së, Muhamed Zeqiri, i cili dje i dha përkrahje kandidatit të BDI-së në Çair. Qytetarët e përkujtuan Zeqirin se ai mori votat pikërisht duke kritikuar BDI-në. /Mefail Ismaili