Pamje nga një vjedhje e pajisjeve elektronike në qendër të Prishtinës (Video)

Kronikë e zezë | Publikuar më 17.07.2017 në ora 14:01

Në një dyqan të pajisjeve elektronike në qendër të Prishtinës ka ndodhur një vjedhje. Sipas informatave që disponon Telegrafi, vjedhja ka ndodhur më datë 07.07.2017, rreth orëve të mëngjesit.

Siç merr vesh Telegrafi, bëhet fjalë për një vjedhje të realizuar nga dy persona, të cilët kanë bërë vjedhjen e pajisjeve elektronike në një dyqan në kompleksin banesor “Ramiz Sadiku”.

Pas sigurimit të pamjeve, Telegrafi ka tentuar të sigurojë detaje tjera rreth kësaj vjedhje.

Megjithatë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha në një prononcim për Telegrafin është përgjigjur kështu: “Policia e Kosovës heton të gjitha rastet e raportuara, bazuar në procedura të parapara ligjore, ndërsa kompletimi i rasteve nga stacionet policore apo njësitet hetimore varësisht prej zonës së përgjegjësisë duke u bazuar në informacione dhe dëshmi të gjetura relevante përcillen tek organet kompetente të drejtësisë. Lidhur me raste specifike ju duhet t’i drejtoheni zyrave kompetente rajonale për informim (këtë rast Prishtinës), për detaje apo informacione që ju nevojiten”.

Pas kësaj, Telegrafi është munduar të merr informacione në lidhje me këtë rast edhe nga Policia e Rajonale e Prishtinës, mirëpo kontakti me ta ishte i pamundur. /Telegrafi/


Vjedhje ne Prishtine by randomvids2016