“Luanët” po riorganizohen, ky është titulli i portalit “Infomax” i afërt me VMRO-DPMNE, që bën të ditur se njësiti i famshëm paramilitar, që ishte aktiv gjatë konfliktit të vitit 2001 po rikthehet. Sipas këtij portali, pjesëtarët e këtij njësiti kanë dalur me një komunikatë kundër platformës së partive shqiptare që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Përmes kësaj komune dërgohen sinjale paralajmëruese dhe kërcënuese në rast se siç thuhet pranohet kjo platformë. Ky njësit u shpërbë menjëherë pas konfliktit të vitit 2001, nga qeveria e atëhershme e LSDM dhe BDI, ndërsa pjesëtarët e këtij njësiti ishin edhe disa emra publik, por edhe shumë persona me dosje kriminale. (INA)
Data 26.04.2024
Aktuale
- Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
- Taravari i përgjigjet Mickoskit: Fokusi ynë është 8 maji dhe rritja e numrit të deputetëve
- Taravari: 8 maji është afër, së shpejti dikush mund të ketë vërtetë nevojë për tableta
- Nuk mund ta besoni se me çfarë lehtësie vallëzon Sabri Fejzullahu
- Dy grante prej rreth një milion euro për arsim profesional në mjekësi, IT, profesionin makinerik dhe elektrik
- Taravari: Unë jam mjek, di dhe kam të drejtë të jap ilaçe
- Mbi 24 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme presidenciale
- Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin