Mot më i ftohtë me reshje të borës nesër pritet ta kaplojë tërë territorin e Maqedonisë. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme në orët e natës, ndërsa pritet të vazhdojnë edhe të hënën në mëngjes. Sinoptikania Kostadinka Arsovska nga enti hidro-meteorologjik, thotë se në gjithë vendin do të formohet shtresë bore.
KOSTADINKA ARSOVSKA, SINOPTIKANE
I tërë rajoni i Maqedonisë nesër nga orët e paradites do të jenë nën ndikimin e një klime shumë të ftohtë dhe të lagësht, që do të shkaktojë ulje të temperaturës dhe reshje të borës në tërë vendin. Reshje më të dendura të borës priten nesër gjatë orëve të mbrëmjes, dhe të hënën në mëngjes. Deti në atë kohë, gjithandej do të formohet shtresë e borës. Reshje të borës pritet të ketë edhe në rrethinën e Shkupit, ku pritet të formohet një shtresë e borës prej rreth 10 cm.
Arsovska sqaron se në vendet më të ulëta, pritet të formohet shtresë e borës prej rreth 10-15 centimetra, ndërsa nëpër vendet malore pritet që shtresa e borës të rritet akoma, deri në më shumë se 30 centimetra. Arsovska thotë se edhe temperaturat do të jenë më të ulëta se mesatarje e kësaj periudhe të vitit.
KOSTADINKA ARSOVSKA, SINOPTIKANE
“Duke filluar nga nesër deri të enjten, temperatura do të jetë dukshëm më e ulët se mesatarja e kësaj periudhe të vitit. Kështu që temperatura e ditës gjithandej nuk do të kalojë zeron, pra edhe gjatë ditës do të kemi temperaturë me shenja negative. Temperaturat e mëngjesit nga e marta deri të enjten gjithandej do të jenë nën minus 5, ndërsa në disa vende edhe nën minus 10 gradë celsius”
Nga enti për punë hidrometeorologjike, thonë se nga e marta, reshje të borës pritet të ketë vetëm në pjesët perëndimore të vendit.