Pas rrëfimit për tradhti mes Beyonces dhe Jay Z, s’ka hatërmbetje! Çifti shihen bashkë dhe festojnë (Foto)

Showbiz | Publikuar më 05.12.2017 në ora 20:47

Javë më parë, producenti dhe këngëtari Jay Z u bë temë në mediat rozë.

Ai rrëfeu të vërtetën e tradhtisë ndaj këngëtares Beyonce, duke mos zbuluar për asnjë çast se kush është femra me të cilën e tradhtoi bashkëshorten e tij.

Por, çifti arritën ta kalojnë këtë krizë falë terapisë, dhe tashmë ata vazhdojnë të jenë bashkë.

Së fundmi, ata janë parë së bashku në New York, teksa janë shfaqur më të lumtur se kurrë në ditëlindjen e Jay Z.

Beyonce dukej bukur e veshur me një fustan të shkurtër me pika, teksa flokët kaçurrela e bënin të dukej edhe më joshëse.

Ndërkohë, në anën tjetër, edhe Jay Z dukej elegant i veshur në një kostum vishnje.

I njëjti festoi ditëlindjen e tij të 48-të. /Telegrafi/