Pas vendimit të Trump, fillojnë protestat në Rripin e Gazës dhe në Turqi (VIDEO)

Bota | Publikuar më 06.12.2017 në ora 22:25

Menjëherë pas shpalljes së Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit, në rrugët e Rafahut, në Rripin e Gazës, si dhe në pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Stamboll kanë shpërthyer protestat.

Protestues të shumë në qytetin europiano-aziatik të Turqisë janë mbledhur para misionit diplomatik amerikan, pasi Trump theu politikën disa dekadëshe të mosnjohjes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

Edhe në rrugët e Rafahut, në Rripin e Gazës, me qindra e mijëra kanë dalë për të shprehur irritimin e tyre me vendimin e Trumpit, duke djegur portretet e tij, të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe flamuj të Izraelit.