“Sektori përkatës i administratës së komunës së Tetovës, konstatoi se zgjedhja e Kryetarit të Këshillit nuk është në pajtueshmëri me nenin 47 paragrafi 2 nga Ligji për Vetqeverisje Lokale dhe nenit 19 paragrafui 1 nga Rregullorja për punë e Këshillit të komunës së Tetovës. Prandaj në bazë të këtij konstatimi juridik e informojmë publikun se Kryetari i Këshillit Komunal në komunën e Tetovë nuk është zgjedhur” thuhet në kumtesën e kësaj komune.
“Procedura në vazhdimin e sotëm të seancës u zbatua sipas Ligjit për vetadministrim lokal, si dhe Statuti dhe rregullorja për punë e Këshillit të komunës së Tetovës. Pesëmbëdhjetë këshilltarë është përkrahje e mjaftueshme për zgjedhjen time pasi një këshilltari nuk i është verifikuar mandati. Pres punë më aktive pasi duhet të miratohet buxheti i komunës, të formohen komisione adekuate dhe të punojmë në interes të qytetarëve”, tha Bilalli.
Sipas grupeve të këshilltarëve të Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët, 15 vota nuk janë të mjaftueshme për zgjedhje të kryetarit të Këshillit.
Por, sipas njoftimit zyrtar të Komunës, kjo zgjidhje hidhet poshtë pasi nuk është në përputhje me ligjin për vetëqeverisje lokale.
“Sektori përkatës i administratës së komunës së Tetovës, konstatoi se zgjedhja e kryetarit të Këshillit nuk është në pajtueshmëri me nenin 47 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale dhe nenit 19 paragrafi 1 nga Rregullorja për punë e Këshillit të Komunës së Tetovës. Prandaj në bazë të këtij konstatimi juridik e informojmë publikun se kryetari i Këshillit Komunal në komunën e Tetovë nuk është zgjedhur”, thonë nga Komuna e Tetovës.
Ndryshe Këshillëtarët e VMRO-së e bojkotuan seancën në shenjë revolte për arrestimin e 37 personave që akuzohen për dhunë në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të këtij viti.
Këshilli i Tetovës numëron 31 anëtarë, ndërkaq Besa dhe ASH-ja deklaruan se 15 vota nuk mjaftojnë për një zgjedhje legale të kryetarit të këshillit.